BotaLajme

SHBA dhe vendet mike të Maqedonisë së Veriut, mbështesin miratimin e ndryshimeve kushtetuese

Muajve të fundit diplomatë të shquar, përfaqësues të vendeve mike të Maqedonisë së Veriut të akredituara në Shkup, burrështetas të shumtë i kanë bërë thirrje elitës politike në vend që të angazhohet fuqishëm në rrugëtimin e vendit drejt BE-së, shkruan Indeks.mk

Sipas tyre, mënyra e vetme zhbllokimit të kësaj rruge është miratimi i ndryshimeve kushtetuese dhe futja e komunitetit bullgar në Preambulë, si kusht i vetëm dhe pa të cilin vendi nuk mund ta vazhdojë rrugëtimin drejt integrimit evropian.

Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Angela Aggeler, euro-ambasadori David Geer në disa raste kanë deklaruar se ndryshimet kushtetuese dhe futja e komunitetit bullgarë në Preambulë janë të paqetësueshme për rrugëtimin tanimë të paracaktuar strategjik evropian të Maqedonisë së Veriut.

Presidenti austriak Alexander van der Bellen gjatë vizitës së tij në Shkup ka deklaruar se është e nevojshme të bëhen ndryshime kushtetuese për të vazhduar procesin e integrimeve evropiane. Madje ai u shpreh i bindur se do të kemi sukses që të bëjmë ndryshimet kushtetuese, me vlerësimin se ai hap nuk duhet të dramatizohet.

Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbock, nga ana tjetër ka deklaruar se BE-ja nuk do ta lë në baltë Maqedoninë e Veriut, por duhet të miratohen sa më shpejt ndryshimet kushtetuese dhe për këtë është i nevojshëm një konsensus i gjerë politik.

“Në vitin 2005, kur ju morët statusin kandidat, unë ende po shkollohesha. Është një përjetësi”, tha ajo.

Kryeministri slloven Robert Golob pas takimit me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski në Lubljan tha se beson se arsyeja do të mbizotërojë në mesin e të gjitha subjekteve politike në Maqedoninë e Veriut dhe do ta kuptojnë rëndësinë historike dhe momentin e integrimit evropian. Golob tha se ndryshimi i Kushtetutës është një proces i vështirë që duhet të ndodhë, dhe se procesi duhet të përfundojë sa më parë.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç ka inkurajuar elitat politike në vend që të mos humbisni besimin dhe shpresën, por të bëjnë përpjekje shtesë në zbatimin e reformave dhe në kushtet e përgatitjes për anëtarësim në BE.

“Sado e vështirë dhe e pasigurt t’ju duket, rrethanat politike dhe përkushtimi juaj i qartë ndaj BE-së kërkojnë që të ndërmerrni një hap jashtëzakonisht të rëndësishëm për vendin tuaj, për qytetarët e tij dhe për brezat e ardhshëm”, ka deklaruar Plenkoviç. (Indeks.mk)

Show More

Related Articles

Back to top button