Dy senatorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë ngritjen në arenën ndërkombëtare çështjen e shqiptarëve etnikë në Serbi, përkatësisht në Luginë të Preshevës dhe jo vetëm. Lajmi është bërë I ditur nga ish-anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi, I cili shprehet se dy senatorët në fjalë I kanë dërguar letër Sekretarit amerikan të Shtetit në SHBA, Antony Blinken. Nëprëmjet një postimi në rrjetet sociale Bislimi shprehet se letra vjen si rezultat direkt i punës së tij dhe Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane bashkë me delegacionin nga Lugina e Preshevës. “Në letrën e tyre, Senatorët i kërkojnë Sekretarit të Shtetit që të ngrisë temën e çështjes shqiptare në Luginë në secilin komunikim apo takim me autoritetet serbe. Letra potencon faktet tanimë të vërtetuara ndërkombëtarisht — qoftë përmes Raporteve të vet Departamentit të Shtetit apo edhe Rezolutës së Parlamentit Evropian të Majit 2023 — për diskriminimin shtetëror ndaj shqiptarëve në Luginë, me theks të veçantë, pasivizimin e adresave si metodë administrative e spastrimit etnik. Tutje, në letër kërkohet realizimi i Planit Shtatëpikësh për të drejtat shqiptare në Luginë i pranuar edhe nga Serbia qysh më 2013. “Që nga ajo kohë, qeveria në Beograd ka bërë progres të limituar në implementimin e këtij plani. Asnjë nga pikat prioritare të planit nuk është realizuar në tërësi, e tek përfaqësimi në institucione qeveritare, nuk ka pasë aspak progres,” thuhet në letër”, shkroi ndër të tjera Bislimi.
Read Next
1 day ago
Blinken kërkon zgjidhje diplomatike për konfliktin në Liban
1 day ago
M-NAV zgjodhi anëtarët e rinj të Këshillit drejtues
1 day ago
PKK merr përgjegjësinë e sulmit në Turqi
1 day ago
Durmishi: Vendimi i Qeverisë po jep rezultate, janë ulur çmimet e produkteve ushqimore
2 days ago
Skandali i “bandës së të porsalindurve” në Turqi: 47 mjekë e infermierë akuzohen për vdekjen e të paktën 10 foshnjave
2 days ago
Në Bosonjë, adoleshenti hyn në komisariat dhe vret policin
2 days ago
Izraeli godet Gazën, 150 të vdekur nga sulmi në kampin e refugjatëve “Jabalia”
2 days ago
Fuqitë botërore mbledhin 1 miliard dollarë për Libanin
2 days ago
Shembja e urës në Baltimore, pronari dhe operatori i anijes do të paguajnë 100 milionë dollarë
2 days ago