BotaLajme

SHBA, qëllohen 3 studentë palestinezë

Tre studentë palestinezë mbetën të plagosur me armë zjarri në Burlington të Vermontit, në atë që autoritetet janë duke e hetuar si një krim urrejtjeje.

Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes, teksa 3 të rinjtë të identifikuar si Hisham Awartani, Tahseen Ahmed dhe Kinnan Abdalhamid, po shkonin për një darkë familjare, me rastin e Ditës së Falenderimeve.

Sipas të dhënave paraprake, të rinjtë, studentë në universitetet Brown, Haverford dhe Trinity kishin vënë në kokë shallin palestinez kur janë përplasur me një person në mes të rrugës.

Mendohet që autori i krimit ti ketë ofenduar të rinjtë dhe më pas ka nxjerrë armën duke qëlluar ndaj tyre disa herë, për t’u largua më pas në këmbë.

Autoritetet po hetojnë për identifikimin e këtij krimi, teksa të plagosurit janë dërguar në spital, ku vetëm një prej tyre paraqitet në gjendje më të rënduar.

Show More

Related Articles

Back to top button