BotaLajme

Shefi i mbrojtjes ukrainase: Planifikojmë të arrijmë fitore kundër Rusisë

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, ka deklaruar se planifikojnë të arrijnë fitore kundër Rusisë, transmeton Anadolu.

Ministri Umerov, nga radhët e turqve tatarë të Krimesë që është emëruar në detyrën e ministrit, në median sociale shprehu mirënjohje për besimin që presidenti Volodymyr Zelenskyy ka treguar ndaj tij.

“Pesë përparësitë e ministrisë tonë janë centralizimi ushtarak, formimi i subjektivitetit të ushtrisë, forcimi dhe zgjerimi i koalicionit ndërkombëtar, zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe digjitalizim, si dhe zhvillimi i industrisë ushtarake të Ukrainës. Plani ynë është të arrijmë fitore. Duhet të bëjmë maksimalen tonë për të arritur fitoren”, tha Umerov.

Ai theksoi se është një “krenari e madhe” për të që është emëruar shef i mbrojtjes në një periudhë historike.

Më 3 shtator, presidenti Zelenskyy njoftoi se ka marrë vendim që të emërojë si ministër të Mbrojtjes, Rustem Umerov, nga radhët e turqve tatarë të Krimesë.

Emërimi i Umerov-it u miratua dje edhe nga Parlamenti i Ukrainës (Verkhovna Rada).

Show More

Related Articles

Back to top button