LajmeRajon

Shembet tarraca e banesës në Qerret, humb jetën pronari, policia jep detaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hënë ne Durres ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plasur si pasojë e rrëzimit të një tarrace shtëpie.

Sipas policisë mësohet se ngjarja e ndodhur në fshatin Qerret, ku pasi është shembur tarraca ka zënë poshte shtetasin Shaban Shehu 55 vjeç I cili ka humbur jetën nga plagët e marra, ai ishte dhe pronari i shtëpisë.

“Rreth orës 13:15, në fshatin Qerret, është shembur tarraca e banesës së shtetasit Sh. Sh., rreth 55 vjeç, dhe ka zënë poshtë shtetasin Sh. Sh. dhe shtetasin A. R., 27 vjeç (i punësuar nga shtetasi Sh. Sh.), të cilët po kryenin punime ndërtimi.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga rrënojat, të të 2 shtetasve. Shtetasi Sh. Sh. (pronari i banesës), për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën, ndërsa shtetasi A. R. është transportuar menjëherë në spital dhe po merr asistencë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Show More

Related Articles

Back to top button