BotaLajme

Shërbimi i OSBE-së tregon për shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare humanitare në konfliktin në Ukrainë

Shërbimi i organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë pohon se forcat ruse në Ukrainë kanë kryer shkelje serioze të s drejtës ndërkombëtare humanitare dhe të drejtave të njeriut, lajmëroi DPA.

Me seli në Varshavë, Shërbimi për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut, institucioni i OSBE-së, publikoi raport ku ceken informata për shkelje serioze, të kryera nga Rusia në kuadër të konfliktit në Ukrainë dhe duke i përfshirë granatimet e teatrit në Mariupol nga mesi i marsit dhe të stacionit hekurudhor në Kramatorsk në fillim të prillit.

Shërbimi shpreh shqetësime serioze në raport, lidhur me rrethimet e qyteteve ukrainase nga ana e forcave rusem me ç’rast civilëve u është pamundësuar të evakuohen. Sjellja e ushtarëve rusë në Ukrainë karakterizohet me mosrespekt të përgjithshëm të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare humanitare, nënvizon shërbimi i OSBE-së

Dëshmitarë okularë dëshmojnë për raste të ekzekutimeve të paligjshme, arrestimeve, rrëmbimeve, torturimeve dhe dhunës seksuale, theksojnë nga atje. Në raport ceket edhe se ushtarët ukrainas kanë kryer shkelje të së drejtës humanitare. Theksohet se që të dy vendet në konflikt kanë kryer shkelje të të drejtave të robërve të luftës.

Show More

Related Articles

Back to top button