BotaLajme

Sherr me thika mes shqiptarëve në Greqi, njëri rëndë në spital

Një sherr mes dy shqiptarëve është regjistruar në rrugën Arachthos në Colonus, Greqi.

Dy të rinj, u përfshinë në një konflikt verbal, por më pas sherri agravoi me përdorimin e armëve të ftohta.

Njëri prej shqiptarëve ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur bashkatdhetarin në krahë dhe në shpinë.

Si pasojë e ngjarjes, 34-vjeçari ka marrë plagë të rënda, ndërsa është dërguar me urgjencë në spital.

Show More

Related Articles

Back to top button