Në seancën plenare të së premtes ka pasur një përplasje fizike midis deputetëve në paralamentin e Senegalit.
Përleshja ndodhi nga dy politikanë që vinin nga radhët e partisë në pushtet dhe opozitës. Një deputet i kësaj të fundit, Massata Samb, goditi me shuplakë në fytyrë deputeten Amy Ndiaye Gniby nga partia në pushtet dhe ky incident ndezi një sherr.
Në një moment një deputet godet me karrige kolegun që goditi me shuplakë gruan.
Gjithçka duket qartë në videon e mëposhtme: