LajmeSport

Shitja e Kesit dhe Dembeles, të mjaftueshme për federimin e lojtarëve te Barça?!

“Mundo Deportivo”, pretendon se paratë e siguruara nga shitja e Kesi-t dhe Dembelesë, janë të mjaftueshme për federimin e të gjithë lojtarëve të ekipit. Klubi katalanas ka vuajtur problemet financiare, teksa nuk ka mundur të federojë plot 11 lojtarë dhe në fundjavë rrezikon të humbasë Ilkaj Gundoganin, nëse nuk arrin ta regjistrojë zyrtarisht në La Liga. Emra të tjerë të cilët rrezikohen janë: Inigo Martinez, Oriol Romeu dhe Ronald Arauo.

Megjithatë, “El Mundo Deportivo” ka qetësuar tifozët e klubit “blaugrana”, pasi, sipas saj, paratë e përfituara nga shitja e dyshes Dembele-Kesi, te PSZH respektivisht tek Al-Ahli, mjaftojnë për të zgjidhur problemin më të madh që ka aktualisht Barcelona, atë të federimit të lojtarëve.

Kampionët e Spanjës mund të përfitojnë të ardhura shtesë edhe në rast të shitjes së Filipe Kutinjos në Arabi, pasi ka ruajtur 50% të kartonit të brazilianit. Këto manovra ekonomike i sigurojnë klubit rreth 60 milionë euro, që, sipas gazetës katalanase, janë të mjaftueshme për të filluar normalisht sezonin.

Barcelona do ta nisë sezonin në transfertë ndaj Getafes, këtë të diel, në orën 21:00.

Show More

Related Articles

Back to top button