Rajon

Shkëlzen Berisha mbërrin në SPAK, thirret për t’u marrë në pyetje nga prokurorët

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK paraditen e sotme.

Mësohet se Berisha është thirrur për t’u marrë në pyetje nga prokurorët, por ende nuk dihen detaje për çështjen që do të pyetet në ambientet e Strukturës së Posaçme.

Çështjet për të cilat Shkëlzen Berisha është kallëzuar në SPAK janë  “Gërdeci” dhe “Partizani”, por se për çfarë është thirrur sot,  kjo mbetet për t’u konfirmuar nga vetë ai pas marrjes në pyetje.

Show More

Related Articles

Back to top button