Lajme

Shkencëtarët u kanë kërkuar qeverive të rrisin moshën e ligjshme të pirjes së duhanit në 22 vjeç

Të rinjtë duhet të ndalohen nga blerja e produkteve të duhanit deri në moshën 22 vjeçare, sugjerojnë shkencëtarët pasi hulumtimi zbuloi se ata që e nisin duhanin para moshës 20 vjeçare e kanë më të vështirë të lënë duhanin.

Shkencëtarët besojnë se rritja e moshës minimale ligjore në mbarë botën mund të reduktojë varësinë ndaj nikotinës. Ekipi nga Japonia vëzhgoi 1,382 duhanpirës që vizituan një klinikë për ndërprerjen e duhanit në Kioto.

Pacientët u ndanë në dy grupe në bazë të moshës në të cilën filluan të pinë duhan – më të rinj se 20 vjeç ose 20 vjeç e lart.

Gjithsej 556 duhanpirës filluan të pinë duhan para se të mbushnin 21 vjeç, mosha ligjore në Japoni, ndërsa 826 prej tyre filluan kur mbushën 20 vjeç. Ata që e filluan zakonin para moshës 21-vjeçare raportuan se pinin 25 cigare në ditë krahasuar me 22 në ditë në grupin që filloi të pinte duhan më vonë.

Ata që filluan më herët kishin gjithashtu nivele më të larta të monoksidit të karbonit në frymëmarrje. Nga ata që e kanë filluar duhanin herët, 46 për qind e kanë lënë me sukses, krahasuar me 56 për qind të atyre që kanë filluar të pinë duhan mbi moshën 20 vjeçare. Gjetjet u prezantuan në Kongresin e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë (ESC) 2023 në Amsterdam.

“Rezultatet tona tregojnë se fillimi i hershëm i pirjes së duhanit shoqërohet me varësi më të madhe nga nikotina, madje edhe në moshën e rritur”, tha autori Dr. Koji Hasegawa nga Qendra Mjekësore e Kiotos.

– Një studim tregon se rritja e moshës ligjore për blerjen e duhanit në 22 vjeç e lart mund të çojë në një reduktim të numrit të njerëzve të varur nga nikotina dhe në rrezik të pasojave negative shëndetësore.

Në shumicën e vendeve të botës duhet të jesh mbi 18 vjeç për të blerë cigare, ndërsa në disa shtete amerikane duhet të jesh të paktën 21 vjeç.

Show More

Related Articles

Back to top button