LajmeSport

Shkëndija ndez motorët e përgatitjeve nën drejtimin e Jeton Beqirit

Një nga favoritët për titull në Ligën e Parë skuadra e Shkëndijës nga Tetova, ka nisur përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit. Para stërvitjes së parë, trajneri i ri Jeton Beqiri prezantoi vizionin e ri para futbollistëve.

Skuadra tetovare ditë më parë ka shkëputur kontratën me futbollistin kosovar Ardian Limani, ndërsa mësohet se edhe Dashmir Elezi do të largohet nga Tetova dhe do të vesh fanellën e skuadrës kroate të Lokomotivës.

Deri më 26 janar, skuadra e Shkendisë do të stërvitet në Tetovë, ndërsa nga 27 janari deri më 9 shkurt skuadra do të shkojë në Antali, ku do të zhvillojë edhe 4 ndeshje kontrolli. Kujtojmë se Shkëndija mbylli vitin 2023 në vendin e tretë, me 4 pikë larg liderit aktual Struga Trim Lum.

Show More

Related Articles

Back to top button