GostivarLajme

Shkup, BFI organizoi manifestimin tradicional “Bakllavaja e Bajramit”

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut (BFI) në Shkup organizoi manifestimin tradicional me moton “Bakllavaja e Bajramit”, ku për mysafirët e ftuar u servir Bakllava dhe ëmbëlsira tradicionale për këtë festë.

Kreu i BFI-së, Shaqir Fetai, në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi mysafirët për prezencën dhe urimet e tyre me rasti e festës së Fitër Bajramit, ndërsa më tej u shpreh se ky manifestim organizohet me qëllim që në vazhdim dhe në të ardhmen në raste të këtilla si kjo të urojnë dhe të festojnë së bashku.

Fetai në vijim të fjalës së tij në emër të BFI-së, organeve dhe institucioneve që drejton BFI u uroi festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe më gjerë.

Show More

Related Articles

Back to top button