LajmeMaqedoniRajon

Shkupi dhe Sofja u dakorduan në Bruksel që bashkë të vazhdojnë ndërtimin e hekurudhës nga Korridori 8

Shkupi dhe Sofja ranë dakord në Bruksel që bashkërisht të vazhdojnë ndërtimin e hekurudhës nga Korridori 8

Komisioni Evropian mirëpret, siç thonë ata, riafirmimin e angazhimit të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për Korridorin 8, që tregon gatishmërinë për bashkëpunim rajonal që është thelbësor për të ardhmen e të dyja vendeve të cilat ranë dakord që të zhvillojnë dialog të rregullt të nivelit të lartë dhe të krijojnë një grup të përbashkët pune për Korridorin 8.

Gjithashtu, ministritë përkatëse do të punojnë për gjetjen e një zgjidhjeje teknike të koordinuar për ndërtimin e pjesës ndërkufitare të Korridorit.

Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat thekson rëndësinë e Korridorit 8, duke shtuar se është një lidhje hekurudhore kritike për të gjithë rajonin dhe BE-në, e cila do të sjellë lëvizje më të shpejtë të mallrave dhe pasagjerëve, lëvizshmërisë, qasjes në treg dhe konkurueshmërisë në Ballkanin Perëndimor.

Ndryshe, ndërtimi i hekurudhës për Bullgarinë në periudhën e kaluar ishte shkak për tensione mes Sofjes dhe Shkupit. Kjo erdhi pasi ministri i transportit Aleksandar Nikoloski, kundërshtoi vazhdimin e ndërtimit të seksionit të tretë duke akuzuar Bullgarinë se nuk ka projekt për korridorin./ Alsat.mk

 

Show More

Related Articles

Back to top button