LajmeMaqedoni

SHOQATA E BASTEVE SPORTIVE KËRKON DEBAT RRETH LIGJIT PËR LOJËRAT E FATIT

Shoqata e Basteve Sportive kërkoi mbështetje në luftën për debat  për  sjelljen e Ligjit të ri për lojërat e fatit, pasi sipas tyre Qeveria dëshiron ta kalojë në rrugë të shpejtë me flamur evropian.

Ata më tej shtojnë se Qeveria në vend që të ofrojë debat konstruktiv, ata i injorojnë plotësisht kërkesat e tyre.

“Kemi disa vite që kemi një gjendje arbitrariteti të plotë politik dhe dhunë nga ana e Qeverisë sa i përket punës dhe industrisë sonë. Në vend të debatit, bashkëpunimit konstruktiv duke iu përgjigjur sfidave me të cilat ballafaqohen lojtarët dhe industria, në vend që të ndërtojmë partneritet, ne kemi injorim të plotë, trajtim joprofesional dhe interesa të fshehura të promovuar nga Qeveria.”, – deklaroi Vasko Ilijevski nga Shoqata e Basteve Sportive.

Lëvizja antibixhoz, mbështetje miratimit të ligjit me flamur evropian

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Lëvizjes antibixhoz, të cilët thanë se ky ligj duhet të kaloj me flamur evropian pasi sipas tyre partia maqedonase bllokon të njëjtin.

“Shoqata e Basteve sportive kanë dërguar kërkesë deri tek kryeministri dhe presidenti i shtetit që me këtë ligj do të ngelin dhjetë mijë persona pa punë, nuk është e vërtetë ajo. Ne nga kryeministri kemi marr garanci se nuk do të ngelë asnjë njeri pa punë, gjithë ato shteti obligohet që t’i sistemojë organet shtetërore dhe private, asnjë nuk do të ngel pa punë. Pse kalon me flamurin evropian, kalon me këtë flamur pasi në komisionin për financa dy vite me radhë nuk vjen në rend dite, do të kalojë ky ligj, shkaku i opozitës maqedone, që është VMRO-ja. Ne kemi këtu takim, por ato nuk kanë pranuar asnjëherë.”, – theksoi Jushi Emurllahu nga Lëvizja antibixhoz.

Sipas Shoqatës së basteve sportive në vit, lojërat e fatit në buxhetin e vendit tonë sjellin 250 milionë euro. Ata thanë se nëse  institucionet mbeten të shurdhër ndaj apeleve të tyre, përkundër të gjitha përpjekjeve për dialog, ata paralajmërojnë protesta masive.

Show More

Related Articles

Back to top button