LajmeMaqedoni

Shoqatat bjeshkatare shqiptare bojkotojnë FBMV-në/ Do të themelojnë unionin e tyre

Shumica e shoqatave të bjeshkatarëve shqiptarë kanë vendosur që të bojkotojnë dhe të çantarësohen nga Federata e Bjeshkatarëve të Maqedonisë së Veriut. Ky vendim ka ardhur pas mbledhjes së dejshme në lokalet e ShMQSh “SARAJ” në Saraj të Shkupit, nën organizimin e katër shoqatave / klubeve bjeshkatare, edhe ate: 1. Shoqata Malore “Gryka e Dervenit” – Saraj – Shkup; 2. Shoqata Alpiniste “Nivishta – Reka e Epërme; 3. Shoqata Bjeshkatare “Ujëmiri” – Kërçovë, dhe 4. Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Dardania” – Shkup, të gjitha këta me status anëtar të Federatës së Bjeshkatarëve të Maqedonisë së Veriut (FBMV).

Në mbledhje është diskutuar për statusin e shoqatave / klubeve bjeshkatare shqiptare në FBMV. Ata kanë konstatuar se kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga Federata. Kritika kryesore ka qenë se në Federatën e Bjeshkatare të Maqedonisë së Veriut, janë anashkaluar të gjithë bjeshkatarët shqiptarë nga komisionet dhe deri tani nuk është plotësuar dygjuhësia. Ky vendim është përkrahur nga Shoqatat Bjeshkatare “Nivishta”, “Dardania”, “Ujëmiri” dhe “Gryka e Dërvenit”, si dhe shoqatat tjera që promovojnë bjeshkatarinë por nuk janë pjesë e Federatës, si Shoqata “Natyra” – Saraj, “KBC-Dibra”, “Bukuritë e Sharrit” – Bogovinë dhe “Gazi Baba” – Shkup.

Ata presin që kërkesa e tyre të mbështetet edhe nga shoqatat tjera dhe individë që promovojnë këtë sport alternativ, duke dashur që të krijojnë një Federatë paralele.

 “Përfaqësuesit e 8 (tetë) shoqatave votuan PËR sjelljen e Vendimit. Pas sjelljes së Vendimit, u formua Grupi punues, i përbër prej 8 kryetarëve të shoqatave, dhe u vendos që nga dita e nesërme të fillohet me punë deri në jetësimin e këti vendimi. Grupi i punës për zbatimin e Vendimit ju bën apel të gjitha shoqatave të ftuara e që nuk ishin prezent në këtë mbledhje, ti bashkangjiten kësaj iniciative dhe të bëhen pjesë e këtij unioni”, thuhet në njoftimin e shoqatave në fjalë.

Show More

Related Articles

Back to top button