BotaLajme

Shpërthim i fuqishëm në Milano, tymi i zi mbulon zonën

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qendër të Milanos sot.

Mediat italiane bëjnë me dije se ka qenë një makinë që mbante bombola oksigjeni ajo që ka shpërthyer, duke shkaktuar më pas “efektin domino”.

Nga shpërthimi i fuqishëm, disa automjete janë përfshirë në flakë, dhe një shtëllungë e madhe me tym të zi ka mbuluar qiellin e zonës.

Të paktën pesë makina dhe katër motoçikleta janë djegur, raportojnë mediat atje, me zjarrin që u përhap drejt apartamenteve në rrugë dhe një farmacie.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje në zonën Porta Romana të qytetit, e cila është rrethuar nga policia.

Një shkollë dhe azil pleqsh aty pranë janë evakuuar, ndërsa raportohet vetëm për një të lënduar.

Hetimet mbi ngjarjen kanë nisur./albeu.com/

Show More

Related Articles

Back to top button