LajmeMaqedoni

Shporta konsumuese po bëhet gjithnjë e më e ”rënduar”

PAGA MESATARE DHE MINIMALE MEZI MBULOJNË HARXHIMET PËR NJË MUAJ

A do të ketë lajme të mira për ekonominë e vendit ose kriza edhe më tej do ta vështirësojë jetën e qytetarëve?

Pas vitit të kaluar turbulent, sic njofton KlanM, parashikimet për këtë vit janë pak më optimiste. Banka Popullore pret stabilizimin e çmimeve, por paralajmëron se rreziqet, para së gjithash të jashtme, ende janë të mëdha. Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska – Bezhoska për Dojçe Velen thotë se priten efekte pozitive nga masat monetare dhe aktivitetet fiskale.

“Për momentin pritet stabilizimi i çmimeve të produkteve primare, që bashke me shtrëngimin e kushteve financiare do të ndikonte në ngadalësimin e inflacionit në vitin 2023 për 8 deri 9%, kurse në planin afatgjatë inflacioni edhe më tej do të ulet duke e vënë në nivelin prej 2.4% dhe 2% në vitin 2024 dhe 2025” – tha Anita Angelovska Bezhovska, guvernatore e BPRMV.

Ndryshe me një pagë mesatare dhe minimale, mezi mund të mbushet shporta konsumuese. Brenda një viti, sic njofton KlanM, është bërë më e “rëndë” për 20.000 denarë. Sipas të dhënave të fundit statistikore, paga mesatare është 33.000 denarë, paga minimale – 18.000 denarë, kurse shporta konsumuese mujore shkon mbi 50.000 denarë

Ndërkohë gjithnjë e më e vështirë bëhet pagesa e rrogave. Sipas të dhënave të DAP-it për dy muajt e fundit të vitit 2022, rreth 68.000 punëtorë nuk kanë marrë rroga.  /KlanMacedonia/

Show More

Related Articles

Back to top button