LajmeRajon

Shqipëri/ Qëllon familjarët e ish-gruas, dyshohet për të vrarë e të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paskuqan të Shqipërisë, ku dyshohet se ish-dhëndri ka vrarë me armë zjarri një persona.

Sipas informacioneve paraprake mendohet se autori është larguar nga vendngjarja. Autori dyshohet se është Ramazan Hutra, 35 vjeç, nga Kukësi.

Etleva Kurti është një nga viktimat e krimit të rëndë në Paskuqan që tronditi Tiranën. Kurse Elena Hysa është e plagosur rëndë, ndërsa Kujtime Hysa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihet lidhja e këtyre personave me njëri-tjetrin dhe autorin e ngjarjes Ramazan Kutra, ish-dhëndri që ka qëlluar me automatik drejt ish-bashkëshortes dhe familjarëve të saj.

Kutra ka zbrazur kallashnikovin në drejtim të familjarëve të ish-gruas së tij, në zonën e Paskuqanit, duke lënë të vdekur dy persona e po ashtu dyshohet se ka plagosur edhe 3 të tjerë.

Është konfirmuar se ai sapo ka dalë nga burgu. Kutra është me origjinë nga Kukësi dhe ka qenë i proceduar për vjedhje.

Show More

Related Articles

Back to top button