LajmeRajon

Shqipëri/ Shtyhet deri me 4 Shtator afati i regjistrimit për nxënësit e klasave të 10-ta

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ka njoftuar zyrtarisht se është shtyrë afati i regjistrimit për vitin shkollor 2023-2024.

Afati për regjistrimin e nxënësve për klasën e parë në gjimnaz ose shkollë të orientuar është deri më datë 4 Shtator ora 23:59. Ndërsa për shkollat e mesme profesionale dhe gjimnazin me kohë të pjesshme aplikimet do të jenë ta hapura deri më datë 30 Shtator.

Shtyrje e afatit të regjistrimit, për vitin shkollor 2023-2024.

Të nderuar prindër dhe nxënës!

Procesi i regjistrimit të nxënësve  për vitin shkollor  2023-2024 për klasën e parë, gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar do të shtyhet deri më datë 04.09.2023 ora 23:59. Regjistrimi i nxënësve për vitin shkollor 2023-2024, për shkollën e mesme profesionale dhe gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç do të vijojnë të mbeten të hapura deri  më datë 30.09.2023 ora 23:59. SUKSESE!

Show More

Related Articles

Back to top button