LajmeRajon

Shqipëria është më paqësore se Kosova, sipas Indeksit Global të Paqes

Shqipëria u rendit e 41-ta në listën e vendeve më paqësore në botë nga 163 shtete. Këtë e dëshmojnë të dhënat më të fundit nga Indeksi Global i Paqes për vitin 2022. Kosova, sakaq, u pozicionua sipas vlerësimeve të indeksit në pozitën e 71-të (30 vende poshtë Shqipërisë).

Nga vendet e rajonit, “më paqësorja” renditet Maqedonia e Veriut në vendin e 36-të. Mali i Zi pozicionohet shtatë vende poshtë Shqipërisë (48), Serbia e 52-ta, ndërsa Bosnjë dhe Hercegovina e 58-ta. Në përgjithësi, pozicionimi i një vendi në vlerësimin e paqes ndikohet nga prania e konflikteve ose luftërave në territorin e tyre, pjesëmarrja në to, në territorin e vendeve të tjera, numri i vdekjeve për shkak të luftërave/konflikteve.

Mes të tjerash, vlerësohen edhe marrëdhëniet me vendet fqinje, shkalla e krimit, numri i refugjatëve, terrorizmi, paqëndrueshmëria politike, niveli i diktaturës, numri i të burgosurve, liria e protestës, niveli i militarizimit, prania e armëve bërthamore, pjesëmarrja në misione paqeruajtëse etj.

Sa më i lartë të jetë vendi në renditje, aq më shumë rekomandohet, ndër të tjera, që turistët të vizitojnë. Në të njëjtën kohë, Islanda është bërë lider i vlerësimit për disa vite me radhë.

Top 10 vendet më paqësore në botë: Islanda; Zelanda e Re; Irlanda; Danimarka; Austri; Portugalia; Slloveni; Republika Çeke; Singapor dhe Japonia.

Top 10 vendet më jo paqedashëse në botë: Afganistani; Jemeni; Siria; Rusia; Sudani i Jugut; Republika Demokratike e Kongos; Iraku; Somali; Republika e Afrikës Qendrore dhe Sudani.

Shqipëria

Për kriminalitetin e perceptuar në shoqëri, Shqipëria vlerësohet me 2.442 / 5 pikë. Kjo, duke cituar “Economist Intelligence Unit”. Sipas Anketës së OKB-së, oficerët e sigurisë dhe policia shqiptare vlerësohen me 2.787 / 5 pikë. Vrasjet në Shqipëri (referuar atyre me dashje) kanë një pikavarazh prej 2.03 / 5 pikë.

Popullsia e burgosur është 2,424 / 5 pikë, duke cituar Qendrën Ndërkombëtare për Studimet e Burgjeve, King’s College në Londër.

Qasja në armë është nga vlerësimet më të larta në listë duke u vlerësuar me 4/5 pikë sipas “Economist Intelligence Unit”. Konflikti i organizuar (i brendshëm) në Shqipëri është shumë i ulët 2/5 pikë. Mundësia e demonstratave të dhunshme gjithashtu ka një renditje shumë të ulët 1,75 / 5 pikë.

Krimi i dhunshëm vlerësohet si i lartë me 3/5 pikë, sipas “Economist Intelligence Unit”. Paqëndrueshmëria politike ka një pikavarazh prej 2.25 / 5 pikë. Kjo e fundit, vlerëson paqëndrueshmërinë politike brenda vendit.

Importi i armëve është në nivelet minimale me 1.053 / 5 pikë sipas databazës “SIPRI Arms Transfers Project”. Kategori të tjera që kanë një vlerësim minimal rrezikshmërie janë ato të vdekjeve nga konflikti i brendshëm, terrorizmi dhe zotërimi i armëve të rënda ose nukleare.

Shqipëria, mes të gjithash, ka dhe një renditje të mirë sa i takon marrëdhënieve me vendet fqinje 2/5 pikë. Instituti për Ekonominë dhe Paqen (IEP) dhe Indeksi Global i Paqes (GPI) janë matësi kryesor në botë i paqes globale.

Sipas tyre, ky raport paraqet analizën më gjithëpërfshirëse të bazuar në të dhëna deri më sot mbi tendencat e paqes, vlerën e saj ekonomike dhe mënyrën e zhvillimit të shoqërive paqësore./Albanianpost/

Show More

Related Articles

Back to top button