BotaLajme

Shqipëria rreshtohet me BE-në për masat shtrënguese kundër aneksimit të Krimesë

Me zgjatjen e masave shtrënguese kundër aneksimit të jashtëligjshëm të Krimesë nga ana e Rusisë, Bashkimi Evropian mori hapa të rëndësishëm për vijimin e ndalimit të tregtimit dhe financimit në rajonin ukrainas, të pushtuar nga Rusia në vitin 2014.

Sipas një vendimi të qershorit 2023, sanksionet për këtë rajon do të vijojnë deri në vitin 2024, duke u zgjatur kështu me një vit.

Lidhur me këtë, është bashkuar së fundmi edhe Shqipëria, për të ndjekur sërish një linjë tërësisht pro-evropiane sa i takon kësaj teme.

Në bazë të një njoftimi zyrtar nga Këshilli i Evropës, bëhet me dije se disa vende i janë bashkuar nismës.

Ndër to, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovina, Moldavia, si edhe vetë Ukraina, duke shtuar më tej edhe Gjeorgjinë, apo vendet anëtare të EFTA si Islanda, Lihtenshteini dhe Norvegjia.

Ajo për çfarë bëhet fjalë realisht, është fakti se vendimi i Këshillit të Evropës ishte aktiv deri në qershor 2023 dhe kufizimit përmbylleshin në këtë muaj. Ndaj, u pa me arsye që sanksionet të vijohen edhe një vit tjetër.

Në bazë të shtrëngimeve, ndalohet çdo shkëmbim tregtar për të importuar brenda BE-së (apo vendeve të tjera firmëtare), produkte të cilat e kanë origjinën e tyre nga rajonet e Krimesë dhe Sevastopolit.

Po ashtu, është e ndaluar nga vendet firmëtare që të japin, qoftë në mënyrë direkte apo indirekte, financime apo asistime financiare, si edhe siguri të tjera, sa i takon importeve të përmendura në pikën e parë të vendimit të BE-së.

Linjëzimi i Shqipërisë në përputhje të plotë me politikat e unionit janë bërë tashmë “rutinë” për vendin, ku aspirata kryesore është ajo e integrimit evropian.

Show More

Related Articles

Back to top button