LajmeMaqedoni

Shqiptohen 215 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

 Ministria e Punëve të Brendshme dje realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut  për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar. Në këtë aksion janë sanksionuar 215 shoferë, njoftuan nga MPB.

“Prej tyre njëmbëdhjetë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse dy shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 87 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 128 shoferë jashtë vendeve të banimit”, sqarojnë nga MPB, duke theksuar se kontrollimet në trafik vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Nga MPB apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Show More

Related Articles

Back to top button