LajmeMaqedoni

Shqiptohen 238 masa për tejkalim të shpejtësisë në Maqedoni

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (16.01.2023), ka zbatuar kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjobitur shoferët të cilët lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me çka janë shqiptuar 238 masa.

Nga këto, nëntë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 120 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 118 jashtë vendbanimeve.

Nga MPB thonë se aksionet e intensifikuara të kontrolleve do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button