LajmeMaqedoni

“Shtatë maqedonas u bënë shqiptarë” – Aliu tregon mënyrën e parandalimit të keqpërdorimit të përkatësisë etnike në punësime

Nuk e ka një numër të saktë se sa raste të abuzimit të përkatësisë etnike janë detektuar, por ministri i Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Azir Aliu në ClickPlus tregoi mënyrën e parandalimit të këtij fenomeni në Maqedoninë e Veriut.

“Ju që të punësoheni në administratë do të keni një profil në agjencinë e administratës. Duke e hapur këtë profil dhe duke notuar nacionalitetin tuaj, ky do tju ngele gjithë jetës kështu besoj se është një hap shumë i mirë për të parë të paktën që po që se abuzon ndokush më vonë, ne do të kemi një pasqyrë të qartë”, tha Aliu.

Megjithatë përmendi rastet që i ka mësuar nga mediat ku “7 maqedonas janë deklaruar si shqiptarë” me qëllim që të sigurojnë një vend pune në administratën publike.

Show More

Related Articles

Back to top button