LajmeMaqedoni

Shteti do të aplikojë për ndërtimin e qendrës hulumtuese rajonale për terapi tumorale

Maqedonia e Veriut do të aplikojë për ndërtimin e një qendre hulumtuese për terapi tumorale dhe kërkime biomjekësore të bazuara në përshpejtuesit e rrezeve jonike. Në Shkup sot po mbahet takimi i Komitetit drejtues të Institutit ndërkombëtar për teknologji të qëndrueshme të Evropës Juglindore (SEEIIST) ku do të diskutohet për marrjen e këtij projekti kapital nga sfera e shknecës shëndetësore i cili, sipas projektimeve, dp të kushtojë rreth 250 milionë euro.

“Ndërtimi i kësaj qendre hulumtuese, e cila do ta mbajë emrin Instituti ndërkombëtar për Teknologjitë e Qëndrueshme të Evropës Juglindore (SEEIIST), është nismë rajonale e mbështetur nga vendi ynë, nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia dhe Kosova. Disa nga këto shtete do të aplikojnë vetë, ndërsa në fund të gjithë së bashku do të vendosim se ku është m[ e përshtatshme të ndërtohet ky institucion, përkatësisht cili vend do t’i përmbushë të gjitha kriteret të cilat do t’i definojmë mu sot, në takimin e Komitetit drejtues, nikoqir i të cilit është vendi ynë”, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

Instituti ndërkombëtar për teknologji të qëndrueshme i Evropës Juglindore (SEEIIST), tha Shaqiri, është i njohur si “CERN-i i vogël i Ballkanit, dhe do të jetë mirë nëse ai, sa më parë, ndërtohet në rajon”.

“Jam i entuziazmuar dhe krenar që Ministria e Arsimit së bashku me Ministrinë e Punëve të Jashtme janë pjesë e kësaj historie të bukur që pas disa vitesh do të rezultojë në vënien në punë të rrezes së parë jonike nga Instituti, i cili do të ketë përmasat për të trajtuar 1000 pacientë në vit”, theksoi ministri, duke shtuar se ky nuk është një projekt me të cilin mund të fitohen pikë politike, sepse në realizimin e tij kanë marrë pjesë tre ministra para tij ndërsa në të ardhmen një nga pasuesit e tij do të ndjekë mjekimin e pacientit të parë. Ky projekt bën që të gjithë ne nga Ballkani t’i përveshim mëngët së bashku dhe të ndërtojmë ndërtesë të lartë për qëllimet e shkencës dhe humanizmit , pavarësisht nga gjuhët, kulturat dhe religjionet e ndryshme”, u shpreh Shaqiri.

Në kuadër të aktiviteteve që kanë të bëjnë me Institutin, tashmë është duke u zhvilluar akreditimi i lëndëve të ciklit të dytë dhe të tretë të studimeve lidhur me terapinë e grimcave, të cilat do të studiohen në Universitetin Kirili dhe Metodi ndërsa në Fakultetin Matematiko-Natyror janë duke u përgatitur dy tema të doktoratës me temë që kanë të bëjnë me mbrojtjen nga rrezatimi

Prof.dr. Mimoza Ristova, nënkryetare e Komitetit drejtues të SEEIIST, deklaroi se Ballkani dhe disa nga ish-republikat e BRSS-së të cilat janë në Evropë janë “zona gri” përkatësisht nuk kanë as terapi prtone as terapi karbon-jonike.

“Kjo do të thotë se pacientët nga rajonet tona, nga shtetet tona, nuk kanë mundësi t’i mjekojnë ato tumore të cilat më së miri mjekohen vetëm me këtë terapi. Ka tumore të cialt mjekohen me sukses edhe me njërn edhe me tjetrën – radioterapi konvencionale dhe terapi me rreze jonike, por ka tumore të cilat japin rezultate jashtëzakonisht të mira vetëm me rreze jonike, posaçërisht bëhet fjalë për tumoret tek fëmijët ku dëmi është më i madh tek indet e shëndosha në periudhln e rritjes”, sqaroi prof. Ristova. 

Show More

Related Articles

Back to top button