BotaLajme

Shuhet në moshën 95-vjeçare Papa Benedikti XVI

Papa Benedikti XVI ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare.

“Me dhimbje ju njoftoj se Papa Emeritus, Benedikti XVI, ndërroi jetë sot në orën 9:34, në Manastirin Mater Ecclesiae në Vatikan”.

Kështu ka deklaruar drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni. “Më shumë informacione do të pasojnë sa më shpejt të jetë e mundur”, shton ai.

Nga mëngjesi i së hënës, 2 janar 2023, trupi i papës emeritus Benedikti XVI do të jetë në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan për përshëndetjen e besimtarëve. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e shtypit e Vatikanit.

Show More

Related Articles

Back to top button