GostivarLajme

Sigurohen tabletë për çdo nxënëse të medresesë së Gostivarit

Tabletë për çdo nxënëse të medresesë “Isa Beu” – paralelja e vajzave në Gostivar. Tabletët e rinj janë shpërndarë nga kreu më i lartë i BFI – së dhe Muftinisë së Gostivarit. Tabletët janë donacion, ndërsa këto pajisje e çojnë këtë shkollë të mesme drejtë digjitalizimit, pasi nga ky vit e njejta edhe u akreditua. Kryetari i BFI-së, Shaqir Fetai ka shfrytëzuar qendrimin e tij në Medresenë e Gostivarit,që të flasë me udhëheqësinë dhe mësimdhënësit e saj mbi kurikulat e tanishme që duhet implementuar pas akreditimit të kësaj vatre të dijes. Ai me këtë rast ka uruar nxëneset dhe mësimdhënësit e Medresesë për një vit të mbarë shkollorë.

Muftiu i Muftinisë së Gostivarit, Sabahudin Zendeli i cili paraprakisht e furnizoi Medresenë me tabela interaktive , theksoi se sa herë të të jetë nevoja, Muftinia e Gostivarit gjithmonë do të jetë aty për ta mbështet medresenë e qytetit.

Drejtori i Mdresesë “Isa Beu” në Shkup, Islam Islami, nënvizoi se akti i akreditimi të medresesë është i një rëndësie të veçantë, pasi tani edhe kjo shkollë bëhet e barabartë me të gjitha shkollat e mesme në vend dhe më gjerë.

Afim Alija, koordinator i Medresesë së Gostivarit tha se tabletët janë dhuratë nga donatorë të shumtë që kanë ata si institucion. Sqaroi se në to, nxënëset i kanë të vendosura të gjitha informacionet e nevojshme dhe materialet mësimore.

Ndryshe, Medreseja “Isa Beu” në nivel shteti numëron mbi 400 nxënës për të cilët kujdesen mbi 100 mësimdhënës.

Show More

Related Articles

Back to top button