Sindikata diplomatike maqedonase kërkoi nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, paga më të larta për 78%, sepse, sipas Sindikatës, pagat aktuale janë degraduese dhe situata është e paqëndrueshme. “Është shqetësuese që numrit “një” të diplomacisë nuk i intereson se me çfarë të ardhurash jetojnë diplomatët profesionistë. Sindikata ka alarmuar në mënyrë të përsëritur faktin se paga mesatare në MPJ është nën mesataren në vend, dhe në të njëjtën kohë është më e ulëta në krahasim me diplomatët në rajon, ” informojnë nga sindikata diplomatike. Ata shtojnë se të ardhurat e diplomatëve janë nën çdo nivel dinjiteti për këtë vend. “Ne kërkojmë urgjentisht që në të njëjtin proporcion me pagat e zyrtarëve, pagat e diplomatëve të rriten, veçanërisht pasi barra e punës së përditshme është mbi ata me paga nën mesataren shtetërore,” reagojnë nga sindikata duke kërkuar që ndaj kërkesave të tyre të veprohet urgjentisht. /Alsat.mk
Read Next
24 hours ago
Blinken kërkon zgjidhje diplomatike për konfliktin në Liban
1 day ago
M-NAV zgjodhi anëtarët e rinj të Këshillit drejtues
1 day ago
PKK merr përgjegjësinë e sulmit në Turqi
1 day ago
Durmishi: Vendimi i Qeverisë po jep rezultate, janë ulur çmimet e produkteve ushqimore
1 day ago
Skandali i “bandës së të porsalindurve” në Turqi: 47 mjekë e infermierë akuzohen për vdekjen e të paktën 10 foshnjave
1 day ago
Në Bosonjë, adoleshenti hyn në komisariat dhe vret policin
1 day ago
Izraeli godet Gazën, 150 të vdekur nga sulmi në kampin e refugjatëve “Jabalia”
1 day ago
Fuqitë botërore mbledhin 1 miliard dollarë për Libanin
1 day ago
Shembja e urës në Baltimore, pronari dhe operatori i anijes do të paguajnë 100 milionë dollarë
1 day ago