LajmeMaqedoni

Sindikata e Postës kundërshton punësimin e 31 nëpunësve administrativ

Sindikata e Postës së Maqedonisë kërkon që drejtori i përgjithshëm ta shqyrtojë dhe stopojë vendimin për shpallje të konkursit publik për punësimin e 31 punëtorëve administrativ për shkak të, siç kumtojnë, “gjendjes së keqe financiare me të cilën sillemi në rrezik për sigurimin e rrogave të rregullta të punëtorëve ekzistues”.

Nga atje potencojnë se nga dita në ditë shqetësimi dhe pasiguria tek të punësuarit është gjithnjë e më e madhe, posaçërisht, siç potencojnë, pasiguria për pagesën e rregullt të rrogës në afat ligjor, ndërkaq plotësisht shqetëson fakti që vonon edhe pagesa e rrogës për janar 2023 në afatin e paraparë ligjor deri më datën 15 të muajit.

“Edhe krahas asaj shpallet konkurs publik për punësime të reja dhe atë në administratë ku ka stërngarkim, ndërkaq ato vende mund të plotësohen me ri-sistemim të brendshëm. E tërë kjo është joserioze dhe plotësisht e rrezikon të ardhmen dhe ekzistencën e mbi 2000 të punësuarve”, theksojnë nga Sindikata.

Show More

Related Articles

Back to top button