LajmeMaqedoni

Sindikatat kërkojnë inflacioni të jetë parametri kryesor për harmonizimin e pagave

Përfaqësuesit e sindikatave deklaruan se në seancën e sotme të Këshillit Socio-ekonomik nuk është arritur marrëveshje me Qeverinë për metodologjinë për harmonizimin e pagave. Propozimi i sindikatave është inflacioni i cili vitin e kaluar ishte 14,5 për qind të jetë parametri kryesor me të cilin do të rriten pagat në sektorin publik dhe të gjithë të marrin rritje në përqindje të pagave. Sindikatat e kërkojnë edhe kthimin e pagave të funksionarëve, ndërsa rritja të jetë e njëjtë për të gjithë.

“Ajo që ne e propozuam është inflacioni që vitin e kaluar ishte 14,5 për qind të jetë parametri kryesor me të cilin do të rriten pagat në sektorin publik, nga kategoria më e thjeshtë e vendit të punës deri tek më e larta, presidenti i shtetit dhe të gjithë të marrim rritje në përqindje të pagave”, tha në deklaratën për mediat kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov.

Ai tha se në pyetje janë ca nuanca, megjithatë këto nuanca janë vërtetë të mëdha që vërtetë të jenë larg zgjidhjes, por tha se ka lëvizje “nga pika e vdekur” nga Qeveria dhe Ministria e Financave në pikëpamje të propozimeve dhe vërejtjeve të tyre.


Show More

Related Articles

Back to top button