LajmeMaqedoni

Sindikatat paralajmërojnë vjeshtë me protesta

 Përderisa pensionistët nuk pushojnë së protestuari gjatë muajit gusht, protesta të reja në horizont janë paralajmëruar në shtator. Nga Konfederata e organizatave sindikale thonë se nuk heqin dorë nga rritja e pagave për 30%, shtesat të cilat i kërkojnë sipas Ligjit për buxhete. Kreu i kësaj Konfederate Marjan Risteski tha se siç u takojnë këto shtesa të punësuarve në Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe në Dogana, ashtu do të kërkojnë edhe ata. Kjo nuk e mohon faktin që rrogat në mënyrë plotësuese do tu rriten për 10% nga shtatori të gjithë sektorit publik sipas Marrëveshjes së përgjithshme kolektive.

 “Kërkuam takim me Ministrin e Financave të shohim çfarë mund të bëjmë! Përveç asaj që u morëm vesh në Marrëveshjen e përgjithshme kolektive, 10% rritje me pagën e shtatorit. Shpresoj se do gjejmë një zgjidhje sepse realisht ka pasur lëshime në të kaluarën që u kthyen në probleme në struktura të caktuara si në arsim, shëndetësi, polici dhe të tjera. Tek ta nuk kishte rritje, kur u rrit paga minimale, u përafruan për kategori të caktuara dhe kjo ka krijuar huti. Shpresoj që të mbajmë takim me Ministrin e Financave dhe të shohim se në cilën pjesë mund të ketë rritje të pagave,” tha Marjan Risteski, Kryetar i Konfederatës së organizatave sindikale të Maqedonisë.

Me probleme të njëjta janë nga Sindikata e pavarur e Policisë, Sindikata e pavarur e Shëndetësisë, Administrata gjyqësore dhe Drejtoria për udhëheqjen e Librave Amë. Të gjithë këta thonë se do të dalin në protestë ose grevë të përgjithshme që nga fillimi i shtatorit. Nga Ministria e Financave thonë se takime mund të zhvillohen në dy javët e fundit të gushtit, kur edhe të kthehen nga pushimet. /alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button