LajmeSport

Sivlinjo flet shqip: Ecim përpara. Forca Shqipëria

Në këto dy ndeshje të cilat ishin të vlefshme për kualifikueset e “Euro 2024”, Shqipëria arriti të marrë 6 pikë dhe kështu renditet në vendin e dytë në grup. Fitorja 2-0 ndaj Moldavisë dhe 1-3 ndaj Ishujve Faroe, kanë bërë që tifozët dhe kombëtarja të besojë për ëndrrën e madhe të Europianit.

Ndërkohë, Silvinjo ka bërë një postim në “Instagram” duke i dedikuar një status kombëtares. Tekniku brazilian e ka shkruar këtë mesazh në portugalisht dhe në shqip.

“Këto kanë qenë ditë intensive dhe shumë produktive pune e përgatitjeje për dy ndeshjet.

Ky grumbullim na ndihmoi për të njohur grupin e lojtarëve më në detaje dhe të ushqenim akoma më shumë lidhjen tonë të mrekullueshme. Rezultati ishte dy fitore, me numra të rëndësishëm.

Unë jam i bindur se e gjitha kjo ishte rezultat i punës në grup: lojtarë, staf teknik, punonjës dhe drejtues të Federatë Shqiptare të Futbollit si dhe fansat, të cilët na inkurajuan shumë në fushën tonë dhe na dhanë një energji të mië për ndeshjen e dytë.

Ecim përpara. Forca Shqipëri.”/abcnews/

Show More

Related Articles

Back to top button