BotaLajme

“Skandali” i radhës në familjen Biden, qeni i presidentit kafshon një tjetër agjent 

Qeni i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka sulmuar dhe kafshuar edhe një agjent të shërbimit sekret. Kjo është hera e 11-të që një qen kafshon një agjent sekret në Shtëpinë e Bardhë.

Commander, qeni dyvjeçar i racës pastor gjerman, ka sulmuar agjentin e shërbimit sekret në mbrëmjen e të hënës.

“Të hënën rreth orës 9, një zyrtar policor i uniformuar i shërbimit sekret ra në kontakt me kafshën shtëpiake të Familjes së Parë dhe u kafshua”, ka thënë zëdhënësi i Shërbimit Sekret, Anthony Guglielmi.

Show More

Related Articles

Back to top button