BotaLajme

Skandali në Greqi/ Janë përgjuar qindra persona, mund të ndikojë në zgjedhjet e ardhshme

“Ata kanë gjetur tri karrige të prishrua dhe një tryezë të prishur”, thotë duke qeshur Kostas Vaxevanis, kryeredaktor i gazetës kritike ndaj qeverisë Documento. E ai nuk mund ta fshehë një ton të lehtë cinik. Megjithëse kishte dyshime të qarta prokuroria vetë tani ka vepruar dhe ka kontrolluar zyrat në Athinë të firmës izraeliane Intellexa. Kjo sipërmarrje që shpërndan software-in ilegal të përgjimit Predator, është në fokus të kryeartikujve në Greqi që nga vera 2022, kur software u gjet në celularët e gazetarëve dhe politikanëve. “Ata kanë inskenuar këtë shfaqje, nëntë muaj, pasi dolën në pah përgjimet me programin e formës Intellexa. Natyrisht që nuk kanë gjetur asgjë.” Për Vaxevanis kjo nuk është e habitshme, Askush në aparatin shtetëror nuk ka interes, që ta hulumtojë seriozisht skandalin e përgjimeve që po zmadhohet gjithnjë e më shumë.

Kostas Vaxevanis është gazetar investigativ dhe kryeredaktor i gazetës Documento
Pas informacioneve të para për suverjimin ilegal të gazetarit investigativ Thanasis Koukakis dhe kryetarit të partisë opozitare PASOKS prej shërbimit sekret EYP me udhëzim nga zyra e kryeministrit, Vaxevanis dhe ekipi i tij investigativ deri në fillim të nëntorit kanë zbuluar edhe raste të tjera. Ata publikuan një listë me 33 emra, që janë survejuar me ndihmën e softwareve ilegale të përgjimit. Ndër ta edhe ish-anëtarë të qeverisë si ministri i Jashtëm Nikos Dendias apo ministri i Zhvillimit Adonis Georgadis, por edhe manjati i mediave dhe prodhuesi Ii anijeve Evangelos Marinakis dhe ish-kryeministri konservator Antonis Samaras.

Show More

Related Articles

Back to top button