LajmeMaqedoni

Skandali në Onkologji, Mexhiti: Rasti të zbardhet sa më parë!

Ministri i Shëndetësisë deklaroi sot se ai dhe dikasteri që ai drejton do të bashkëpunojë ngushtë me organet e hetuesisë që rasti të zbardhet sa më shpejtë që është e mundur. Ai madje tha se përgjegjësit duhet të përgjigjen para drejtësisë.

“Ky rast duhet të zgjidhet në afat sa më të shkurtër. Si ministër do të bëj çmos për të zgjidhur këtë çështje. Ministria do të bashkëpunoj me organet e hetuesisë për të ardhur deri tek zbardhja e plotë e këtij rasti”, tha Mexhiti.

Së bashku të kontribuojmë në grumbullimin e informacioneve, tha më tej Mexhiti.

“Autorët e krimit kanë emër dhe mbiemër”, deklaroi Mexhiti për të shtuar se fokusi i tij dhe dikasterit që drejton mbetet në sigurinë e pacientëve.

Show More

Related Articles

Back to top button