LajmeMaqedoni

“S’mund të arrihet marrëveshje më e  mirë se kjo”/Popovski optimist se viti 2030 është real për anëtarësim të Maqedonisë në BE

Nëse ndryshimet kushtetuese nuk kalojnë me këtë Qeveri, çfarë do të ndodhë në këtë drejtim me Qeverinë e re pas zgjedhjeve parlamentare!? Politikologu Toni Popovski, në emisionin “21 Analiza” të TV21 tha se është joreale që ndonjë qeveri tjetër të arrijë të rinegociojë një kornizë të re negociuese që do të na përshtatej neve.

“Pas zgjedhjeve parlamentare, në mandatin prej 4 viteve mendoj që është jo reale që cilado qeveri do të arrinte të rinegociojë një kronizë negociuese të re e cila neve do të na konvenonte, mendoj që është jo reale. Sidomos duke pasur parasysh se ka një sërë çështjesh të tjera, shumë më komplekse, të cilat nuk mund të mos mbizotërojnë me agjendën e BE-së”, tha Toni Popovski – Politikolog.

Popovski shpjegoi se pse është optimist se viti 2030 është real për zgjerimin e Bashkimit Europian.

“Presioni gjeopolitik më bën optimist. Nuk mendoj se ka pasur rrethana të tilla në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore, as nuk duhet të jemi ekspertë të sigurisë për të konkluduar se ka disa procese që janë kërcënim për sigurinë europiane, duke përfshirë një kërcënim për republikën tonë”, tha Toni Popovski – Politikolog.

Popovski shtoi se është e nevojshme të komunikohet me shoqërinë europiane. Sipas tij, duhet t’u shpjegohet përfitimi i zgjerimit të Bashkimit Europian, por edhe cili mund të jetë rreziku nëse ndodh që të mos ofrohet një perspektivë reale.

Show More

Related Articles

Back to top button