LajmeSport

Sonte ceremoniali i “Topit të Artë” në Paris, braziliani Vinicius Jr është favorit kryesor

Gjithçka është gati, sonte në mbrëmje, në orën 20:00 në Paris në “Theatre du Chatelet” do të zhvillohet ceremonia e “Topit të Artë” për vitin 2024, çmimi që kurorëzon lojtarin më të mirë të vitit.

Çmimi i dhënë nga “France Football” është ëndrra e çdo futbollisti, ndërsa në edicionin e kaluar ishte Messi ai që fitoi, pasi fitoi siguroi suksesin në Botërorin 2022 në Katar me Argjentinën.

Me këtë rast, favorit i madh për suksesin është sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Xhunior që fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligan me Real Madridin. Në rast se kishte ndonjë dyshim, në javën para dorëzimit të trofeut ai shënoi një het-trik kundër Dortmundit që sugjeron se braziliani do të jetë ai i zgjedhuri për të hënën në mbrëmje.

Kandidatë të tjerë potencialë që mund ta rrezikojnë atë janë bashkëlojtari i tij Xhud Bellingam te Real Madridi, Rodri i Man. Sitit dhe Lautaro Martinez i Interit.

 

Show More

Related Articles

Back to top button