LajmeSport

Sonte kompletohen çiftet gjysmëfinaliste në Ligën e Kampionëve

Sonte do të zhvillohen edhe dy ndeshjet tjera të fazës së çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Vëmendja do të jetë në stadiumin “Allianz Arena” në Munihut. Bajern Munihu e pret Man. Sitin në oërn 21:00. Fituesi i ballafaqimit në Munih luan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Sfida e parë e zhvilluar në “Etihad” u mbyll 3:0 për “Qytetarët”, andaj bavarezët duhet djerësitur shumë për ta përmbysur ekipin e Pep Guardiolas.

Takimi tjetër i kësaj faze është mes Interit dhe Benficas në stadiumin “Giuseppe Meazza”. “Zikaltrit” triumfuan 0:2 në udhëtim te Benfica dhe është me një këmbë në fazën tjetër. Edhe ky takim luhet nga ora 21:00. Fituesi i këtij dueli luan në gjysmëfinale kundër Milanit.

Show More

Related Articles

Back to top button