LajmeSport

Sonte kompletohet lista e Kombëtareve që do të luajnë në Botëror

Sonte do të kompletohet lista e Kombëtareve që do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të këtij viti.

Kosta Rika dhe Zelanda e Re do ta kërkojnë biletën e fundit që çon në “Katar 2022”.

Me këtë rast do të dihen emrat e 32 Kombëtareve që do të luajnë në garën më prestigjioze të futbollit, e cila do të mbahet në pjesën e dytë të vitit, shkruan “Gazeta Express”.

Mbrëmë, Australia u bë Kombëtarja e 31-të që do të shkojë në Katar pasi e siguroi kualifikimin në Botëror për herë të dytë radhazi.

“Kangurët” e eliminuan Perunë në “play-offin” interkontinental.

Vendimtare ishin penalltitë, pasi loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras, 0:0.

Portieri Redmayne ishte hero pas pritjes vendimtare të penalltisë së Alex Valeras.

Për Australinë, kjo do të jetë hera e gjashtë që merr pjesë në një Kampionat Botëror.

“Katar 2022” do të mbahet në mes të muajve nëntor dhe dhjetor të këtij viti. 

Show More

Related Articles

Back to top button