LajmeSport

Sonte mësohen çiftet gjysmëfinaliste në Ligën e Evropës

Pas Ligës së Kampionëve, sonte do të mësohen çiftet gjysmëfinaliste në Ligën e Evropës. Në orën 21:00, në program janë katër përballjet e kthimit në kompeticionin e dytë madhor të UEFA-s.

Man. Junajted do të vizitojë Spanjën për t’u ndeshur me Seviljan. Rezultati i takimit të parë është 2:2, andaj sonte në “Ramon Sanchez Pizjuan” është gjithçka e hapur. Juventusi do të ketë gjithashtu punë në udhëtim te Sportingu i Lisbonës. “Zonja e Vjetër” gëzon avantazh 1:0 pas ndeshjes së parë, rezultat ky jo komod për të besuarit e trajnerit Allegri.

Roma do të synojë përmbysjen në rezultat dhe kalimin tutje në ndeshjen e kthimit kundër Fejnordit në stadiumin “Olimpico” në kryeqendrën italiane. Skuadra holandeze triumfoi 1:0 në Rotterdam ndaj Romës, teksa sfida në Itali do të jetë përcaktuese. Në takimin tjetër, Rojall Union luan me Bajer Leverkuzenin. Rezultati i sfidës së parë ka qenë i barabartë 1:1. /abcnews/

Show More

Related Articles

Back to top button