LajmeSport

Sonte ndeshen Real Madrit dhe Barcelona

Një edicion i ri i El Clasico rinovohet kur Real Madridi dhe Barcelona përplasen ku të  dy klubet përballen në ndeshjen e parë gjysmëfinale e Copa del Reyt në Bernabeu në Madrid,raporton Gazeta10.

Ndonëse rezultati i ndeshjes nuk do të ndikojë në renditjen e La Ligas, Barcelona futet në krye të tabelës me 59 pikë.

Klubi është shtatë pikë përpara Real Madridit të vendit të dytë. Pas ndeshjes së parë e cila do të luhet sot, skuadrat do të takohen sërish në ndeshjen e dytë në Barcelonë më 5 prill.

Formacionet e mundshme te këtyre dy klubëve janë:

Real Madrit: Courtois,Carvajal,Militao,Rudiger,Nacho,Kroos,Tchouameni, Modric, Valverde, Benzema, Vinicius Jr.

Barcelona:Ter Stegen,Kounde, Araujo, Christense, Balde, De Jong, Busquets, Roberto, Raphinha, Torres, Gavi.

Show More

Related Articles

Back to top button