LajmeMaqedoni

Sot fillon zyrtarisht Takimi Ministror i OSBE-së në Shkup, kjo është agjenda

Maqedonia e Veriut është nikoqire e Këshillit të 30-të Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE, ku marrin pjesë rreth 1000 delegatë nga 57 vende anëtare të Organizatës dhe vende partnere.

Ndryshe mbrëmë filloi pjesa jozyrtare e Takimit Ministror të OSBE-së në Shkup. Në darkën joformale, morën pjesë Sekretari Amerikan i Shtetit, Antoni Blinken dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Zhozef Borrell. Prezent ishin edhe ministrat e jashtëm të vendeve anëtare. Jozyrtarisht, delegacioni rus nuk mori pjesë në darkën joformale. Ndërkohë takimi zyrtarisht fillon sot, kur fillimisht do të votohet për agjendën, ndërsa gjatë ditës do të mbahen panele me tema të ndryshme, si digjitalizimi, ndryshimet klimatike e të tjera. Sot gjithashtu pritet të zgjidhet kryesuesi i radhës i OSBE-së. Derisa nesër në mëngjes është paralajmëruar miratimi i konkluzioneve të takimit ministror në Shkup, pas së cilës do të vijojë konferenca përfundimtare për media.

Show More

Related Articles

Back to top button