LajmeSport

Sot luhen shtatë ndeshje në Ligën e Kombeve

Sot do të zhvillohen shtatë ndeshje tjera interesante në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kryendeshja e ditës pritet të jetë Hungaria me Italinë, pasi do të përcaktohet vendi i parë në grupin 3 të Ligës A. Hungaria momentalisht është në vendin e parë me 10 pikë, teksa Italia ka dy më pak.

Në të njëjtin grup ballafaqohet edhe Anglia me Gjermaninë, por vetëm sa për prestigj, pasi anglezët kanë rënë në Grupin B, derisa gjermanët e kanë humbur vendin e parë. Në Ligën B të Grupit janë dy ndeshje, Mali i Zi përballet me Finlandën dhe Rumania me Bosnjë e Hercegovinën.

Në Ligën C të Grupit 4, Gjeorgjia ballafaqohet me Gjibraltarin dhe Maqedonia e Veriut me Bullgarinë.

Show More

Related Articles

Back to top button