LajmeSport

Sot nisin kualifikimet për EURO 2024, spikat përballja Italia – Anglia

Kualifikimet për EURO 2024 nisin me ndeshjet e sotme, disa prej të cilave pritet të jenë mjaft interesante. Ndeshja e parë do të jetë ajo mes Kazakistanit dhe Sllovenisë në orën 16:00, e vlefshme për Grupin H.

Më pas në orën 20:45 do të luhen dhe shtatë ndeshje të tjerë, ku spikat finalja e Evropianit të fundit mes Italisë dhe Anglisë, që do të luhet në stadiumin “Diego Armando Maradona” të Napolit, e vlefshme për Grupin C.

Po në këtë grup do të luhet dhe sfida mes Maqedonisë së Veriut dhe Maltës. Një tjetër emër i madh që zbret në fushë është dhe Portugalia, e cila do të presë në shtëpi Lihtenshteinin, e vlefshme për Grupin J.

Grupi C
Italia – Anglia (20:45)
Maqedonia e Veriut – Malta (20:45)

Grupi H
Kazakistani – Sllovenia (16:00)
Danimarka – Finlanda (20:45)
San Marino – Irlanda e Veriut (20:45)

Grupi J
Portugalia – Lihtenshtajni (20:45)
Bosnje e Hercegovina – Islanda (20:45)
Sllovakia – Luksemburgu 20:45

Show More

Related Articles

Back to top button