LajmeMaqedoni

Spasovksi: Tifozët bullgarë provokuan në Çair! Gjithsej janë arrestuar 21 persona

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se ndeshja e djeshme e futbollit mes F.C. Shkupit dhe Levski Sofia është cilësuar me rrezik të lartë ndërsa gjatë ditës së djeshme janë arrestuar gjithsej 21 persona, përcjell TV21.

“Janë arrestuar gjithsej 21 persona, 19 shtetas bullgarë dhe 2 shtetas të Maqedonisë së Veriut që janë arrestuar jenë pjesë të gurpit të tifozëve të Shkupit”, tha Spasovski.

Sa i përket rastit ku në Çair u plagos një tifoz bullgar me një mjet të mprehtë, Spasovski tha se ata tifozë kishin ardhur në mënyrë të paorganizuar dhe nuk kishin me vete mbrojtjen e policisë, ndërsa të gjithë të tjerët që kanë ardhur në mënyrë të organizuar, ishin shoqëruar nga policia.

“Me siguri ka pasur disa vetura që kanë ardhur të paorganizuar dhe gjatë kalimit në Çair, kanë provokuar dhe ka ardhur deri te konflikti, ku e dini se tashmë kemi një person të plagosur”, tha Spasovski./tv21.tv

Show More

Related Articles

Back to top button