LajmeMaqedoni

Spasovski: Jeta e Mickoskit nuk është në rrezik – nuk ka nevojë të bëhet bujë, po mbledh pikë politike

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, mëngjesin e sotëm në edicionin veror të “Click21” në TV21 tha se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nuk është në rrezik për jetën dhe porositi që të mos bëjë bujë për mbledhjen e pikëve politike.

“Kjo nuk është e saktë. E di që është mirë për aktivitet politik, por ai nuk ishte absolutisht i rrezikuar dhe ne kishim kryer një vlerësim sigurie disa muaj më parë, më saktë jo ne por Agjencia e Sigurisë Kombëtare, e cila bëri me dije se nuk jemi në rrezik dhe as ky veprim nuk kishte për qëllim kreun e opozitës. Pra, po, nuk duhet të bëhet bujë e madhe, e di që mund të jetë mirë për disa pika politike, por e dini, pikët politike në kurrizin e qytetarëve në kurrizin e sigurisë nuk janë aspak të mira”, tha Spasovski.

Show More

Related Articles

Back to top button