LajmeMaqedoni

Spasovski: Që nga zbatimi i protokolleve të reja kemi pasur vetëm dy raportime për bomba

Meqenëse janë futur protokollet e reja për funksionimin në kushte alarmi për mjete shpërthyese, të nesërmen kemi pasur një alarm për bombë dhe të nesërmen një tjetër. Po ashtu, nuk ka më raportime për bomba, theksoi në konferencën e sotme për media, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, duke iu përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Ndryshe, protokolli i ri, i cili parasheh marrjen e masave të veçanta në rastin e raportimit për bombë, është prezantuar gjatë këtij muaji, për të cilin Spasovski theksoi se do të jetë pjesë e zgjidhjes së procesit.

“Situata është plotësisht nën kontroll. Policia është këtu, do të jetë në secilën nga shkollat, në të gjitha institucionet.

Gjatë gjithë periudhës së kaluar kemi punuar me vigjilencë, sepse për ne siguria dhe qetësia e qytetarëve janë në rend të parë”, tha Spasovski./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button