LajmeMaqedoni

Spasovski thotë se janë marrë masa, por nuk garanton se nuk do të ketë kolona të gjata në pikat kufitare

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se si sinsitucion kanë marrë të gjitha masat që të evitohen kolonat e gjata në pikat kufitare gjatë sezonit të verës, përcjell TV21. Spasovski thekson se është rritur edhe numri i policëve në pika kufitare.

“I kemi marrë të gjitha masat që ishin në dispozicion. Do të thotë shihni se kemi pasur edhe aktivitete të ndërtimtarisë në pjesën e pikës kufitare “Tabanoc”. Punojmë në softuer të posaçëm që gjithashtu do të na lehtësojë të gjitha procedurat që i kemi. Është rritur dukshëm numri i policëve që punojnë në pika kufitare”, deklaroi Spasovski.

Por, ministri nuk garanton se nuk do të ketë kolona veturash, pasi siç thotë ai gjithçka varet nga vetë qarkullimi i udhëtarëve.

“Megjithatë prapë varet nga qarkullimi i udhëtarëve. Vitin e kaluar kemi pasur rritje për 50 për qind të udhëtarëve në krahasim me periudhën paraprake para koronës, kjo tregon se në një anë është mirë për shkak se rritet qarkullimi i njerëzve, kalimin përmes shtetit, në këtë mënyrë hapen një sërë mundësish në hotelieri, por megjithatë do të shkaktojë kolona”, tha mes tjerash Spasovski.

Show More

Related Articles

Back to top button