GostivarLajme

Specat për ajvar sivjet më pak dhe më shtrenjtë

Marzhet e kufizuara nuk ulën çmimet

Çmimi i specave të kuq për hajvar është për 20 denarë më i lartë se sa vitin e kaluar dhe sivjet arrinë në 60 denarë për kilogram. Sipas çmimit, ky ushqim tradicional edhe sivjet për shumë familje do të jetë luks për ta pasur në tyrez. Përpos çmimit të kripur, në treg ka edhe mungesë të specit të kuq. Sot, në tregun e Gostivarit shitësit e tij numëroheshin në gishta. Ata pak shitës që i hasëm thonë se deri te mungesa e specit të kuq ka ardhur si pasojë e verës shumë të nxehtë. Pastaj, edhe vetë kultivuesit e pranojnë se çmimi është i lartë për standadrin tonë, por thonë se edhe ata kanë harxhimet e veta, gjë e cila ka sjellur deri te ulja e interesimit nga ana e qytetarëve për ta blerë të njejtin.

Edhe pse tregu i madh i qytetit të Gostivarit këtë të martë ishte i mbushur me qytetarë, të rrallë ishin ata që blenin speca të kuq për hajvar. Thonë se çmimi është i arsyeshëm përderisa askush nuk e punon tokën.

Gati të gjitha pemët dhe perimet janë më të shtrenjta se vitin e kaluar. Deri te rritja e çmimeve ka ardhur si pasojë e migrimit masiv në vend me të cilën gjë mungon fuqia punëtore dhe toka bujësore nuk punohet, ndërsa kjo ka sjellur mungesë të produkteve në tregje. Shitësit janë të vetëdijshëm për çmimet e larta, por nuk ndjehen fajtorë për situatën e krijuar. Pastaj, as marzhet e kufizuar në 10 përqind për mbi 70 produkte bazë ushqimore e as hyrja në fuqi nga fundi i javës së kaluar të Ligjit për praktika jo korrekte tregtare për mbi 2500 produkte bujqësore, nuk kanë sjellur ndonjë ulje të theksuar të çmimeve.

Show More

Related Articles

Back to top button